Aksidentet Rrugore - veprimet qe duhet kryer nese jeni pjesemarres ne nje aksident rrugor

#Autoshkolla

#Autoshkolla Kosove

#autoshkolla ne prishtine

#autoshkolla online

Frika që cdo vozitës e mban më vete gjatë vozitjes, është pësimi i ndonjë aksidenti rrugor.
Kjo frikë bartet gjithashtu tek personat e tjerë që janë pjesëmarrës në komunikacion. Aksidentet megjithatë nuk janë të rralla në Kosovë, andaj të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion medoemos duhet të dijnë se cilat janë veprimet adekuate që duhet ndërrmarë në rast të aksidentimit.

Cilat janë veprimet që duhet ndërrmarrë kur jeni të përfshirë në një aksident rrugor?

Cdo person që haset në vendngjarjen e aksidentit të komunikacionit, ku mund të ketë persona të lënduar, duhet dhe është i obliguar t’u jap ndihmë atyre personave që kanë pësuar lendime trupore.
Në rast që nga një aksident, dikush ka humbur jetën, apo lëndimi është shumë i madh, pjesëmarrësi në aksident është i obliguar:
të lajmërojë ambulancën nëse nevojitet ndihma e shpejtëtë lajmërojë Shërbimin Policor të Kosovës
të ofrojë ndihmë personave të lënduar në aksident duke pasur shumë kujdes se mos përkeqësohet gjendja shëndetësore e të lënduarit,
të rrijë në vendin e aksidentit të komunikacionit deri sa të mbërrijnë forcat e Shërbimit Policor të Kosovës
të ndërmarrë të gjitha masat e mundshme që të mënjanohen rreziqet e reja që mund të krijohen në vendin e aksidentit të komunikacionit
të bëhen përpjekje që të mos ndërrohet gjendja në vendin e aksidentit,
të ruhen gjurmët ekzistuesetë merren shënim emrat, numrat e telefonit dhe adresat e dëshmitarëve të ngjarjes 

Cka duhet të bëjnë shoferët të cilët janë të përfshirë në një aksident rrugor?


Në aksidentin rrugor në të cilin dëmet materiale janë të vogla, në mjete, mund të bien dakord me palën tjetër dhe të marrin përgjegjësinë e aksidentit pa lajmëruar Shërbimin Policor të Kosovës.
Në rast që shoferi aksidenton një tjetër mjet, por shoferi i mjetit tjetër nuk është i pranishëm, personi që ka kryer aksidentin është i obliguar t’i lë të dhënat personale, dhe kontaktin në mjetin në të cilin e k shkaktuar aksidentin e komunikacionit.
Shoferët që janë të përfshirë në aksidentin e komunikacionit, janë të obliguar të plotësojnë dhe nënshkruajnë Informacionin Evropian të aksidentit apo në ndonjë mënyrë tjetër të shkëmbejnë të dhënat personale dhe për mjet.
Në rast që ju jeni shkaktari kryesor i aksidentit, pra fajtor, në bazë të raportit të policisë, atëherë kompania e sigurimit tuaj duhet të kryej dëmshpërblimmin mbi palën e dëmtuar. Ndërkohë ndaj fajtorit shqiptohet tiketa e dënimit dhe rritet MALIS-i.

Në rastet kur ju nuk keni shkaktuar aksidentit, por jeni viktime, ose i pafajshëm në aksidentin rrugor, atëherë përmes raportit policor dhe kërkesës drejtoheni në kompaninë e sigurimit dhe nga aty merrni vlerësimin e dëmit dhe janë ata që kryejnë pagesën e dëmit.

Autoshkolla ju dëshiron cdo herë vozitje të këndshme, duke ju uruar udhëtim të mbarë, e duke ju lutur për kujdes të tejshtuar në komunikacion.



Artikujt

blog

Pas tentimit të 193, kalon testin e Autoshkollës


26.03.2021 1210

blog

Burri që dështoi 192 herë nga testi teorik i autoshkollës


26.03.2021 6485

blog

Më 15 Mars filloi ndërrimi i gomave të dimrit me ato të verës


17.03.2021 2857

blog

Vijnë përsëri targat RKS, ndërroni targat e Përkohshme/ Provuese


16.03.2021 2164

blog

Njeriu që kaloi testin me shkrim pas tentimit të 158-të


21.01.2021 3527

blog

Prishtina Parking: Rregullat e Parkingut dhe Fuqizimi


26.11.2020 4000

Shiko me shumë