Artikull

Procedurat per Vazhdim të Patentë Shoferit

7226 Lexime

Tani më është vërtetuar që shumë persona gjejnë një relaksim gjatë kohës kur janë duke ngarë makinën. Nuk është çudi që të gjithë duan të pajisen me patentë shofer menjëherë në moshën 18 vjeqare.

Mirëpo, si cdo dokument tjetër ehde patentë shoferi ka datën e tij kur është lëshuar, dhe po ashtu datën që më ai dokument nuk është valid, raporton Autoshkolla Online.


Cilat janë procedurat për vazhdimin e patentë shoferit?

Momentin që dokumenti i patentë shoferit nuk është më valid, atëherë duhet vazhduar procedurat për vazhdimin e dokumentit.
Në Zyrën e Shpërndarjes së Patentë Shoferëve duhet bërë kërkesa që kërkon edhe plotësimin e formularit.

Me vete duhet pasur kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës, kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës, apo pasaportës së Republikës së Kosoves, të cilat po ashtu duhet jenë dokumente me afat vlefshmërie, valide.


Po ashtu, është ë nevojshme vertefikata shëndetësore për kategoritë profesionale ( A1. A. C1. C. CE. D1. D. DE), si dhe për të gjithë kandidatët më të vjetër se 65 vite edhe për kategorinë B,BE.


Në rast se keni humbur patentë shoferin pak kohë para skadimit të vlefshmërisë

Në rast se keni humbur patentë shoferin tre muaj para skadimit të vlefshmërisë, është e nevojshme të sjellet certifikata nga Gjykata për kundërvajtje që nuk është duke u zhvilluar ndonjë procedurë ndaj qytetarit.

Dhe në rast që keni humbur patentë shoferin e UNMIK-ut, kërkohet raporti policor që nuk duhet të jetë më i vjetër se gjashtë muaj.

Për vazhdimin e patentë shoferit po ashtu duhet bërë një pagesë me vlerë prej 15 euro.