Artikull

Pse akoma nuk mund të paraqitet vozitja për patentë shofer?

3817 Lexime

Nëpër rrjetet sociale u shpërnda një dokument nga Ministria e Infrastrukturës Njësia për patentë shofer Ferizaj, se nuk mund të paraqitet provimi i pjesës praktike për kategorinë B, raporton Autoshkolla Online.

Ky dokument solli mjaft diskutime, dhe mospëlqime nga qytetarët që janë kandidatë potencial për patentë shofer. Disa edhe shprehën pakënaqësi ndajvënies së këtyre rregullave duke mos u interesuar fare për arsyjet që qëndrojnë prapa këtij vendimi, duke thënë që do parapëlqenin të lëshonin vendin sepse këto vendime ishin të panevojshme për tu ndërrmarrë.

Duke qëndruar gjithmonë në vijën e cila siguron që shëndeti i të gjithëve të mos rrezikohet, për shkak të pandemisë, natyrisht edhe shumë procese akoma nuk kanë gjetur zgjidhjen që do të ishte e kënaqshme për të gjithë, duke ruajtur gjithmonë së pari shëndetin.

Nga njoftimi i Ministrisë se Infrastrukturës kemi mësuar se shkaku i pezullimit të paraqitjes së provimit nga pjesa praktike, për kategorinë B, është mungesa e Egzaminerëve. Po ashtu, kanë bërë të ditur që kur e gjitha kjo të normalizohet, dhe do të rifilloj paraqitja e provimit të praktikës do të njoftohen qytetarët me kohë dhe në formë të shkruar.

Ju rikujtojmë që paraqitja e provimeve nga pjesa praktike ka filluar tashmë vetëm për Kategoritë e larta C1, C, CE dhe D. Paraqitja për provimin nga pjesa praktike e këtyre kategorive ka filluar nga data 06/10/2020.

Gjithashtu, kandidatët të cilëve ju skadon afati i testit dy vjeqare, mund ta paraqesin provimin për pjesën praktike të kategorisë B.

Autoshkolla Online inkujaron të gjithë ata kandidatë të cilët janë të gatshëm t’i nënshtrohen testit teorik, të bazohen në aplikacionin Autoshkolla Online.
Aplikacioni Autoshkolla posedon 84 teste, si dhe kategori pyetjesh nga po të cilat mbi 200 mijë kandidate që kanë përdorur aplikacionin Autoshkolla kanë përfunduar me sukses testin teorik të patentë shoferit.