Lajm

Vijnë përsëri targat RKS, ndërroni targat e Përkohshme/ Provuese

2253 Lexime


Nëse jeni duke vozitur me targa të përkohshme, targat RKS kanë ardhur!


Ministria e Punëve të Brendshme për një kohë të gjatë ka lëshuar targa provuese, për arsye që nuk ka pasur material për të lëshuar targa të rregullta RKS, raporton Autoshkolla Online.

Furnizimi i ministrisë është bërë me datë 10 mars, ndërsa shpërndarja ka filluar me 11 mars.

“Furnizimi me targa të automjeteve është bërë me datë 10.03.2021 ndërsa shpërndarja është bërë me datën 11.03.2021, në të gjitha QRA-të.”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Aplikimi për ndërrimin e targave nga ato Provuese ne targa te rregullta RKS, meqenëse shumë prej automjeteve janë pajisur me targa provuese (Probation).

Me targa provuese tashmë janë pajisur 15 qytetarë, të cilët priten t’i ndërrojnë targat e tyre në ditët në vazhdim. MPB ka bërë thirrje që gjatë këtij procesi, duke ditur numrin e madh të qytetarëve, të respektohen masat antiCOVID.

Arsyeja për mungesën e targave ka qenë mungesa e kontratës për furnizim me targa të automjeteve.

“Mungesa e targave ka qenë për shkak të mungesës së një kontrate për furnizim me targa të automjeteve.”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Brendshme.


Lajmi tjetër i mirë është që nuk ka nevojë për pagesë për ndërrimin e targave.

“Pagesat për targat provuese janë bërë sipas çmimit për targa të rregullta dhe me rastin e ndërrimit të targave nga provuese në targa të rregullta RKS pagesa konsiderohet pagesë e kryer.”, kanë sqaruar nga MPB.